Sq 23 përshkrimi i aparatit dhe i pjesëve [fig. z, Përgatitja, Përdorimi – Imetec LIVING AIR HU-100 Manual del usuario

Página 25

Advertising
background image

SQ

23

PËRSHKRIMI I APARATIT DHE I PJESËVE [Fig. Z]

1. Treguesi i nivelit të ujit

2. Manopola e rregullimit të avullit

3. Vaska e vogël esencëmbajtëse

4. Serbatori i ujit

5. Këmbana

6. Elektrodat

7. Llambushkë sinjalizuese

8. Lidhësi i kabllos së ushqimit

9. Vendi i lidhësit

PËRgATITJA

• Hiqni ambalazhin e produktit.

• Verifikoni që produkti të jetë i plotë dhe i padëmtuar.

• Nxirrni kambanën (5) duke e rrotulluar në drejtim të kundërt me rrotullimin e akrepave

të orës dhe duke e ngritur atë (Fig. B).

Për të nxjerrë kambanën është gjithmonë e nevojshme që kablloja ushqyese të nxirret

nga aparati.

• Mbushni rezervuarin (4) me ujë të ftohtë deri në nivelin e shënuar me Max mbi treguesin

e nivelit të ujit (1) (Fig. C), pa e tejkaluar atë. Modeli i vogël maksimumi 3 litra, modeli i

madh maksimumi 4 litra. Këshillohet të përdoret ujë normal rubineti pa shtuar kripë ose

ndonjë gjë tjetër në serbator.

• Thani kapakun në rast se mund të jetë lagur gjatë veprimit të mbushjes me ujë.

• Futni kambanën në serbator duke pasur parasysh që simbolet ▼▲ e vendosur mbi

kambanë dhe mbi serbator të përkojnë (Fig. D).

• Rrotullojeni në drejtim me rrotullimin e akrepave të orës deri në ndalim të plotë.

• Futni kabllon ushqyese në aparat (Fig. E). Sigurohuni që kablloja e ushqimit me rrymë

elektrike të jetë e futur mirë në vendin e saj përkatës (9).

• Në rast se përdorni esenca, ato duhen futur në vaskën e vogël përkatëse (3) para

ndezjes së humidifikatorit (Fig. F).

• Pozicionojeni aparatin në zonën e parazgjedhur.

PËRDORIMI

• Lidheni produktin (aparatin) me rrjetin elektrik shtëpiak.

• Avullimi fillon pas pak minutash. Koha e prodhimit të avullit mund të ndryshojë në bazë

të fortësisë së ujit.

• Ndezja e llambushkës sinjalizuese (7) vërteton funksionimin korrekt. Në rast se

llambushka sinjalizuese nuk ndizet ose ndizet në mënyrë të paqëndrueshme verifikoni

që kablloja ushqyese të jetë futur mirë në vendin përkatës. Nëse ky problem vazhdon,

mos e përdorni produktin dhe drejtohuni te një qendër e specializuar.

• Për të rregulluar lëshimin e avullit përdorni manopolën përkatëse (2) (Fig. G).

• Kur niveli i ujit brenda serbatorit arrin skajin e poshtëm të elektrodave, lëshimi i avullit

pakësohet ngadalë deri sa të ndalet (niveli Min tek treguesi i nivelit të ujit 1). Në serbator

mbetet një sasi e vogël uji.

• Për të fikur humidifikatorin shkëputeni produktin nga rrjeti elektrik shtëpiak.

• Para se ta mbushni pajisjen sërish me ujë ju këshillojmë ta boshatisni atë nga uji i

mbetur, ta shpëlani dhe të ndiqni sërish udhëzimet e dhëna më sipër.

• Për të hapur serbatorin është e nevojshme që më përpara të shkëputni kabllon

ushqyese nga pajisja duke e nxjerrë lidhësin nga vendi përkatës.

• Rrotulloni kambanën në drejtim të kundërt me rrotullimin e akrepave të orës derisa

simbolet ▼▲ të përkojnë.

• Nxirrni kambanën.

Advertising
Este manual se refiere a los siguientes productos: